Një përleshje fizike në mes deputetëve të opozitës dhe atyre të partisë në pushtet ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës

Një përleshje fizike në mes deputetëve të opozitës dhe atyre të partisë në pushtet ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës

Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës përderisa kryeministri Kurti kishte fjalën. Ngjarja ndodhi shumë shpejtë. Por në një moment kryeministri Kurti, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, është gjuajtur me ujë nga një deputet i opozitës dhe aty filluan të grumbulloheshin deputetët e ministrat e Kurtit, paçka pasoi edhe përleshja me tyre. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti. Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka urdhëruar Policinë që të ndërhyjë

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …