Një serb u arrestuar në Hungari, akuzohet për vrasjen e 33 civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë

Një serb u arrestuar në Hungari, akuzohet për vrasjen e 33 civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë

Një serb është arrestuar në Hungari. Ai akuzohet për vrasjen e 33 civilëve  shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas mediave hungareze serbi  është arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar,  të lëshuar nga përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Urdhërarresti është lëshuar në shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile. Është bërë me dije se autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …