Një tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh të Rihterit e ka goditur sot Japoninë

Një tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh të Rihterit e ka goditur sot Japoninë

Një tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh u regjistrua të shtunën afër bregdetit lindor të qytetit Honshu të Japonisë. Lajmin e bëri të ditur Qendra Kërkimore Gjermane për Gjeoshkenca, GFZ. Transmetuesi publik japonez, NHK, i paralajmëroi banorët për një cunami prej një metri në prefekturën Miyagi. Japonia shtrihet në të ashtuquajturën “unazë e zjarrit”, që është zona me aktivitetin më të lartë sizmik në botë, dhe goditet shpesh nga tërmetet. Në të kaluarën, disa dridhje në Japoni kanë shkaktuar shumë viktima. Në mars të vitit 2011, Japonia u godit nga tërmeti i fuqishëm prej 9.0 shkallësh, Tërmeti Tohoku, i cili shkaktoi edhe cunami të madh dhe la të vdekur rreth 16.000 njerëz.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ publikon shpenzimet e fushatës zgjedhore të VV-së, mbi 1.7 milionë euro shpenzime për periudhën 2024-2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e paaudituar të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore …