Një vit pas vdekjes së mjekut, Li Wenliang nga virusi korona, banorët e qytetit kinez Wuhan e konsiderojnë hero

Një vit pas vdekjes së Li Wenliang i cili humbi betejën nga COVID-19, banorët e qytetit kinez Wuhan thonë se akoma i janë falënderues mjekut, “alarmuesit” që i pari paralajmëroi për shpërthimin e epidemisë së koronavirusit, para se edhe zyrtarisht të flitej për të, shkruan Reuters. Li Wenliang, 34-vjeç, oftalmolog në spitalin e qytetit kinez, është bërë një prej figurave më të përfolura në ditët e para të shpërthimit të epidemisë në Wuhan, kur tentoi të paralajmërojë për ardhjen e një virusi të panjohur, por ishte policia ajo që e kërcënoi për “përhapje të panikut dhe thashethemeve”, kurse vdekja e tij erdhi si pasojë e COVID-19 dhe pikëlloi kolegët dhe banorët e këtij qyteti, Ata edhe sot e konsiderojnë Lin një hero. “I pari na ka folur për virusin. Sigurisht e ka ditur që pasojat do të jenë të mëdha, por megjithatë ai ndezi alarmin. Ishte diçka e guximshme nga ana e tij”, ka thënë për Reuters Li Pan, 24-vjeç, pronar i një lokali në Wuhan.  Edhe qytetarë tjerë të Wuhanit me të cilët Reuters ka biseduar, kanë konfirmuar se i janë falënderues paralajmërimeve të Lisë edhe para se zyrtarët të diskutonin haptazi për virusin, ai ka ndërmarrë masat e duhura që ia kanë shpëtuar jetën njerëzve dhe kjo vepër e tij duhet të nderohet edhe nga zyrtarët e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …