leoni

Njoftim nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së lidhur me furnizimin me oksigjen mjekësor

Njoftim nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së lidhur me furnizimin me oksigjen mjekësor

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), njofton se në dy muajt e fundit është përballur me emergjencë të rëndë shëndetësore si rezultat i rritjes së lartë të numrit të personave të infektuar me virusin SARS Cov-2, që kanë kërkuar kujdes spitalor, përfshirë kërkesat e shtuara për oksigjen mjekësor.

Duke u ballafaquar me situatë të nevojës ekstreme dhe me qëllimin e shpëtimit të jetëve, Bordi Drejtues i SHSKSUK dhe u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), duke vepruar në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/10, datë 05.07.2020, dhe Vendimit 2074, të Bordit Drejtues të SHSKUK,  të datës 29.09.2020 kanë kërkuar mobilizimin e të gjitha kapaciteteve të operatorëve të licencuar për furnizim me oksigjen mjekësor dhe të gjitha kapaciteteve teknike dhe humane në Republikën e Kosovës për të përballuar situatën e rënduar.

Në këtë drejtim, Bordi Drejtues siguron të gjitha palët se SHSKUK ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar që vetëm oksigjeni i licencuar mjekësor, sipas Autorizim Marketingut, të lëshuar nga Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), është në përdorim për pacientët.

Për më tepër, gjithashtu është siguruar se përdorimi i bombolave të mbushura me oksigjen mjekësor është në përputhje me Ligjin Nr. 06/l-031 Për Pajisjet nën Presion dhe ligjet tjera të aplikueshme  dhe nga operatorët e licencuar nga ministria përkatëse.

Tutje, Bordi Drejtues i SHSKUK ka kërkuar, dhe në vazhdimësi kërkon, nga:

–     U.d. drejtori i SHSKUK që në rast të emergjencave shëndetësore, si rezultat i pandemisë COVID- 19, të mobilizojnë të gjitha kapacitetet dhe resurset teknike dhe njerëzore në SHSKUK, për të adresuar nevojat shëndetësore për oksigjen mjekësor dhe terapi tjetër përcjellëse si dhe të kujdesen për shfrytëzim racional të resurseve që janë të kufizuara;

 –    Institucionet publike të Republikës së Kosovës të ndërmarrin të gjitha masat për të asistuar dhe lehtësuar përmbushjen e  nevojave shëndetësore për furnizim me Oksigjen mjekësor dhe terapinë tjetër përcjellëse;

 –          Operatorët ekonomik, në rast të emergjencave shëndetësore, si rezultat i pandemisë COVID-19, të marrin të gjitha masat dhe mobilizojnë të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, për të adresuar nevojat emergjente shëndetësore për oksigjen mjekësor si dhe terapisë tjetër përcjellëse.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së duke pas në konsideratë atë që u tha më lartë, apelon qytetarët që të ju përmbahen respektimit të masave të dala nga institucionet shëndetësore për parandalimin e bartjes së infeksionit  COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

IKSHPK-ja ka rekomanduar që uji i Badovcit të mos pihet, për shkak të rritjes së vlerave të manganit

Pas rritjes së nivelit të manganit në ujin e Liqenit të Badocit, KRU “Prishtina” ofron ujë të pijshëm për disa zona të Prishtinës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se niveli i manganit në ujin …