Njoftim nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme të Komunës së Ferizajt

Agnesa Hajredini – Drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Ferizajt përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të komunës së Ferizajt, njofton se edhe sot, ashtu si dje, për shkak të një problemi serioz teknik në rrjetin qendror të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencionit të Regjistrit Civil të Kosovës, vijon të jetë i pamundur funksionimi normal i disa prej shërbimeve administrative në Komunën e Ferizajt.

Ky problem është shkaktuar nga ndërprerja e lidhjes me sistemin elektronik qendror, gjë që ka bërë të pamundur përpunimin dhe lëshimin e dokumenteve të rëndësishme si:

Certifikatat personale, Ekstraktet familjare, Dokumentet e identifikimit si dhe të gjitha shërbimet që varen nga ky sistem.

Pavarësisht përkushtimit maksimal të stafit komunal për ofrimin e shërbimeve pa ndërprerje, kjo situatë është jashtë kompetencës sonë dhe zgjidhja e saj mbetet në duart e autoriteteve qendrore.

Komuna e Ferizajt është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe do të ju mbajë të informuar sapo të rikthehet funksionaliteti i sistemit.

Lusim për mirëkuptimin dhe durimin tuaj gjatë kësaj periudhe të përkohshme.

Për rastet urgjente, Drejtoria ju fton të paraqiteni në sportele, ku zyrtarët përgjegjës do t’ju ofrojnë udhëzimet e nevojshme.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Agnesa Hajredini – Drejtore e Administratës së Përgjithshme- Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka përuruar parkun në Nagac

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes postimit të tij në facebook ka …