Njoftim nga drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm për aplikim në skemën e granteve ′′Gratë në biznes dhe sipërmarrës të rinj”

Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit në bashkëpunim me Socio-Projekti 2, nisë skemën e granteve ′′Gratë në biznes dhe sipërmarrës të rinj “. Kandidatët e pranueshëm janë gra të moshës 18 deri në 65 vjeç dhe të reja të moshës 18 deri në 35 vjeç, të interesuara për të filluar bizneset e reja. Në fazën e parë, projekti do të pranojë vetëm pyetësorë të mbushur nga individë të interesuar, ku do të përshkruajnë idetë e tyre të biznesit. Ju lutemi shikoni posterin/fletushkat për më shumë informacion se si të shprehni interesin tuaj dhe klikoni në www.socio-project.net .

Aplikimet është i hapur nga data 25/01/2021 deri me 04/02/2021.

Numrat kontaktues të zyrtarëve në komunën e Rahovecit janë: 045 884575 Fidan Hoti, zyrtar për Zhvillim dhe 049 471787, Saranda Shala zyrtare për Turizëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …