Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Titistët

Titistët
1
Titistë kanë qenë
Titista janë!
Për Serbinë jetën japin
Ata fytyrë nuk kanë. 
Nuk quhen shqiptarë.
Kanë tradhtuar vendin;
i ndihmojnë shkijve barbarë
të zaptojnë Kuvendin!!
Në strofuj po fshihen.
Partia është maskë e tyre;
Të vjetër e të rinj,
Titistët janë batakcinj!
2
Në luftën çlirimtare
Ata kanë dezertuar.
Me barut të lagur
Si spiuna, kanë “luftuar”!
Me shpifje janë marrë
kundër çlirimtarëve
Titustët i duan të vrarë
për lavdinë e sundimtarëve!
Duan t’i shesin vlerat
Në antivlera janë zhytur;
Na mbytën me pallavrat
E multietnicitetit të futur.
3
Tërë kohën me lajka
Në “dialog” me serbët.
Si magari përulur po rrinë
Me syza kali: të verbërt.
Dhe me ndërkombëtarët
Leksion servilizmi mësuan
Pakoja e Ahtisarit proserb
Në “Kushtetutë” e ndërruan.
Me plane të kurdisura merren
Që “komb kosovar” të quhen
Helm dhe vrerë të zi të vihen
Shqipen në mes ta therren-
e zhduken!
4
Titista dhe në Iliridë janë parë:
Në karrigat e embëla pa shtet!
Ata:  kuaj të Shemës e magarë
Që veç luftojnë kot për pushtet.
“Marrëveshjen” e Ohrit është kot
Me montime e vrasje ndikojnë
Titizmi tek ata – pata  për mot
“Veshterkat” e zeza tym lëshojnë!
Sllavët – vëllëzër po i qesin në shtyp
Se në pushtet me ta po argjëtohen.
Titizmi është dragoi që do i përtyp…
Me orgji e raki,veç të vallëzohen!
5
O titistët, o kjo fare e keqe!!
shpif e vret, vret e shpif…
Shqipërinë ta dobësojnë.
Ata dhe Esat Pashës
me siguri i kalojnë!
Por, të humbur janë
Jugosllavia ka ngordhur
As Tito nuk ngjallet
Zeri i tyre është pjerdhur!
Shqipët nuk dorëzohen
Në shantazhin e mykur
Shqipëria do të ribëhet
Titizmi do jetë vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …