Njoftim nga Zyra për Komunitete dhe Kthim në komunën e Rahovecit

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) po vazhdon me implementimin e projektit për Stabilizimin e Komuniteteve IV (EU-CSP IV), projekt i cili financohet nga BE dhe menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë. Programi EU-CSP IV do të ofroj asistencë financiare dhe teknike për fillim të bizneseve të vogla apo zgjerim të atyre ekzistuese sidomos të atyre bizneseve që promovojnë dhe forcojnë reintegrimin e qëndrueshëm të anëtarëve të kthyer të komuniteteve jo-shumicë. Projekti EU-CSP IV po ashtu do të përkrah edhe iniciativat e komunitetit prej të cilave komuniteti do të ketë  përfitim më të gjerë duke punuar me pjesëtarët e komunitetit dhe fermerëve individual dhe prodhuesve për të eksploruar mundësitë për aktivitete të përbashkëta përmes krijimit dhe mbështetjes së asociacioneve të biznesit të komuniteteve jo shumicë dhe ato ndëretnike. Projekti i Bashkimit Evropian për Stabilizimin e Komuniteteve (EU-CSP IV), SHPALL THIRRJEN PËR PROJEKT PROPOZIME  të ndërmarrësve të ardhshëm dhe ekzistues si dhe të grupeve e asociacioneve PËR PROJEKTE INDIVIDUALE DHE TË KOMUNITETIT.  EU-CSP IV do të financojë bizneset që mund të dëshmojnë realizueshmëri dhe qëndrueshmëri ekonomike dhe që ofrojnë mundësi punësimi e krijim të të ardhurave. Për udhëzime dhe fletë-aplikacione aplikantët e interesuar inkurajohen për të vizituar uebfaqen e IOM-it (www.kosovo.iom.int) si dhe zyrat lokale të EU-CSP IV në:

– Mitrovicë, zyra e ARDA Veri, tel: 049 968 485

– Prizren, Qendra Rajonale për Punësim, tel: 049 968 483

– Pejë, Qendra Rajonale për Punësim, tel: 049 968 486

– Gjilan, rr. Medlin Albright # 32, tel: 049 968 487

Ku mund të merrni më shumë informata për procesin e aplikimit dhe zhvillim të biznes planeve, formularë për aplikim si dhe ndihmë se si duhet të bëhet plotësimi i formularëve si dhe informata tjera për procesin dhe udhëzimet e aplikimit. Afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve është 31 Mars 2020 por aplikantët inkurajohen që t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre sa më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …