Njoftim për Konkursin kombëtar letrar “Sulejman Krasniqi”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit fton krijuesit shqiptarë që të marrin pjesë në Konkursin Kombëtar Letrar “Sulejman Krasniqi” me krijimet e tyre artistike.

Kushtet e Konkursit:

Krijimet letrare (prozë apo poezi) nuk duhet të jenë më të gjata se 4 faqe A4.

Punimet dorëzohen në kopje fizike në tri kopje të koduara në zarf të mbyllur në objektin e Komunës së Rahovecit ose dërgohen nëpërmjet adresës elektronike: [email protected].

Afati i dorëzimit të punimeve është nga data 06.11.2024 deri më 04.12.2024.

Çmimi letrar “Sulejman Krasniqi” do të shpërblehet me shuma monetare për fituesit, ndërsa rezultatet do të shpallen më 7 dhjetor 2024, me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit dhe Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec.

Vlerësimi i punimeve do të bëhet nga një juri profesionale e përbërë nga ekspertë të fushës, të emëruar nga organet drejtuese të Komunës së Rahovecit.

Ftojmë të gjithë krijuesit të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme letrare.

Kontrolloni gjithashtu

Përkrahje madhështore nga Forumi i Gruas së nëndegës Beguncë!

“Një takim plot frymëzim, bashkëpunim e energji pozitive, i organizuar me përkushtim të jashtëzakonshëm në …