Njoftim për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar qytetarët e Kosovës që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe se autoritetet vendase kanë vendosur zgjatjen e qëndrimit në objektet hoteliere për ata që kanë arritur datën e check-out-it, por nuk mund të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre. Sipas njoftimit, qytetarëve në këtë situatë do t’u mundësohet qëndrimi në hotelin ku janë të akomoduar deri në momentin kur udhëtimi të bëhet i mundur. Shpenzimet e akomodimit do të mbulohen nga dita kur udhëtimi është bërë i pamundur deri në datën e largimit nga vendi. Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve të komunikojnë fillimisht me menaxhmentin e hotelit përkatës dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë përfaqësinë diplomatike. Në njoftim theksohet se ambasada mbetet në dispozicion për informata dhe asistencë të mëtejshme për të gjithë qytetarët e prekur nga kjo situatë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: PDK ofroi kandidatin për president

Kryetari i Partise  të Demokratike  Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia që ai drejton …