Drejtoria e Administratës së Përgjithshme e komunës së Ferizajt përmes një postimi në faqën zyrtare të komunës njofton studentët që aplikojnë për bursa dhe kanë nevojë për dokumentacion nga gjendja civile, se këto dokumente mund t’i sigurojnë edhe përmes platformës e-Kosova, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportelet e komunës.
Kjo ju mundëson pajisje më të shpejtë me dokumente dhe shmang pritjet, veçanërisht gjatë afateve të aplikimit për bursa.
Po ashtu, në këtë njoftim thuhet se Drejtoria e Arsimit ka shtyrë afatin për aplikim për bursa deri më 12 janar 2026.