Komuna e Malishevës njofton opinionin publik se nga sot është shfuqizuar Urdhëresa Administrative për ndalimin e qarkullimit të automjeteve motorike në Bulevardin “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, gjatë orarit 20:00 – 24:00.
Nga sot, qarkullimi i automjeteve në këtë bulevard do të zhvillohet pa kufizime orari, sipas rregullave të përgjithshme të qarkullimit rrugor.
Ky vendim është marrë duke u bazuar në nevojat e qarkullimit të qytetarëve dhe bizneseve, si dhe për të mundësuar funksionimin normal të jetës ekonomike dhe shoqërore në qytet.