Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së parë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2022, do të mbahet me 25  janar 2022 (e martë), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Defrim Kafexhiu, ka propozuar këtë rend dite:

Aprovimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara;

Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për themelimin e Komiteteve obligative;

Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Politik dhe Financa;

Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Komunitete;

Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB-së) dhe

Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Komunës së Rahovecit për vitin 2021;

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …