Ndërmarrësit gjermanë të interesuar të investojnë në industrinë metalike në Ferizaj, mundësi për qindra vende pune

Ferizaj njihej për zhvillimin e industrisë metalike e sot paraqet kryeqendrën e zhvillimit ekonomik, pas kryeqytetit. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me Ministren e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Rektorin e USHAF, Agron Bajraktari, profesorë e ekspertë profesional, takuan delegacionin e ndërmarrësve gjermanë, të cilët kanë fokus industrinë metalike dhe janë të interesuar të investojnë në krijimin e Parkut të Biznesit në Ferizaj, investimet në kuadro dhe makineri, nisur nga përparësitë që ka Ferizaj, përvojën në industrinë metalike, kuadrot e gatshme me Universitetin dhe shkollën profesionale teknike, zgjidhje kjo për fuqinë punëtore dhe mundësi për qindra vende pune.

Ndërmarrësit gjermanë kryetari Aliu i ka garantuar se Komuna e Ferizajt është gati të jap pronë komunale dhe do të lehtësoj çdo procedurë për të mirëpritur këtë investim madhor për Ferizajn e ferizajasit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …