Njoftim publik për organizimin e konsultimit publik me qytetarë  të Rahovecit  për Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021 dhe Planit Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024

Duke u bazuar në nenin 68 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale të Kosovës Nr. 03/L-040,(“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008”), nenit 92 paragrafi 1, nenit 17, 18 19, 20, 21 dhe 22 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005 i datës 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 04/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, nenit 7 te Rregullores Komunale për Transparencë Nr. 03/2019, Planit të Komunal të Veprimit për Transparencë 2019-2023  si dhe vendimeve të miratuar nga Kuvendi Komunal Nr. 32/2019 dhe 33/2019 të datës 26.12.2019, për shpalljen konsultimit publik për Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021 dhe Planit Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024, Zyra për Informim, drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Rahovecit shpallë këtë;

NJOFTIM PUBLIK

LIDHUR ME DRAFT PLANIN KOMUNAL TË VEPRIMIT PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË PKVEE-2019-2021 DHE PLANIN LOKAL PËR VEPRIM NË MJEDIS 2019-2024

Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021 dhe Plani Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024 do të jetë në shqyrtim publik prej datës: 20.01.2020 deri 20.02.2019. Komuna e Rahovecit, ka publikuar Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021 dhe Planit Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024, në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/rahovec-4/debat-publik/. Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet  për plotësim ndryshim mund të paraqitën në Zyrën e drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit e cila gjendet në katin e I në objektin e ri të Administratës Komunale në Rahovec. Gjithashtu komentet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në emailat: [email protected] , [email protected][email protected] dhe [email protected]. Ndërkaq diskutimi publik do të mbahet me datën: 20.02.2020 (e Enjte) në ora 11:00 në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit. Diskutimi publik është i hapur për të gjithë qytetarët e interesuat që të jenë pjesë e këtij diskutimi.

Ju mirëpresim!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …