leoni

Njoftim Publik për qytetarët e Vitisë

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal të Vitisë të datës: 30.07.2020 me numër të protokollit: 01-110/05-751 për shpalljen në diskutim publik për propozim ndryshimin e rregullores për Tatimin në Pronë të Komunës së Vitisë për vitin 2021, Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në bashkëpunim me Sekretarinë e Kuvendit Komunal të Vitisë lëshon këtë:

NJOFTIM PUBLIK

LIDHUR ME DISKUTIMIN PUBLIK PËR PROPOZIM NDRYSHIMIN E RREGULLORES PËR TATIMIN NË PRONË TË KOMUNËS SË VITISË PËR VITIN 2021

Propozim Rregullorja për ndryshimin e rregullores për Tatimin në Pronë të Komunës së Vitisë për vitin 2021 do të jetë në shqyrtim publik deri me datën: 04.09.2020. Duke u bazuar në gjendjen e krijuar nga virusi pandemik COVID-19 dhe të vendimit të Qeverisës së Republikës së Kosovës të datës: 28.07.2020 me numër 01/17, konkretisht të pikave 6 dhe 7 nuk do të mbahet diskutimi publik, por të gjitha vërejtët, sugjerimet apo komentet mund të dërgohen në formë elektronike të: [email protected] deri me datë: 04.09.2020. Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtij projekti, Komuna e Vitisë, konkretisht Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, ka publikuar këtë propozim dokument në ueb faqen zyrtare të Komunës së Vitisë, kk.rks-gov.net/viti në rubrikën “Dokumentet në Shqyrtim Publik”.

I mirëpresim komentet tuaj.

Zyra për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun

Komuna Viti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti takim me mekanizmat relevant rreth parandalimit të përhapjes së zjarreve

Sot në Viti, me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur …