leoni

NLP  “Ambienti” në komunën e Ferizajt organizon aktivitet vullnetar

NPL “Ambienti” në komunën e Ferizajt , ka organizuar një aktivitet të veçantë vullnetar për të ngjyrosur rrethojat e shkollës “Jeronim De Rada”. Në këtë iniciativë të Drejtorit të NPL “Ambienti”, Arton Gavazi, u është bashkuar Komandanti i njësisë z. RICHARDSON, dhe miqtë tjerë nga KFOR-i Amerikan, Drejtori i Zyrës Punësimit, Naim Gashi, Drejtoresha e shkollës,  Servete Hajrullahu, të cilët ndihmuan dhe ndanë këtë përvojë të paharrueshme. Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të treguar dashurinë dhe kujdesin për shkollën dhe për të forcuar frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë në komunitet, duke sjell energji dhe kreativitet në zbukurimin e ambientit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …