Nol Nushi: Vjosa Osmani e ka shndërruar zyrën e Presidencës në një nëndegë të partisë së Albin Kurtit

Nol Nushi kritikon propozimin e LDK-së për qeveri tranzitore, e quan taktizim politik

Nol Nushi, përfaqësues i Partisë Socialdemokrate, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës,  për propozimin e saj për krijimin e një qeverie tranzitore dhe unifikuese, duke e quajtur këtë një taktizim politik. Nushi u shpreh se momentalisht Kosova po kalon nëpër një periudhë të taktizimeve, ku çdo subjekt politik po përpiqet të ruajë pozitat e veta pa pasur një interes të qartë për krijimin e një qeverie më të mirë për vendin. Ai tha se propozimi i LDK-së ka më shumë karakter taktizimi, pasi çdo subjekt po i përgjigjet me taktizime të tjera. Nushi është skeptik në lidhje me mundësinë e realizimit të këtij propozimi, duke e quajtur të pamundur për shkak të historikut dhe raporteve të ndërlikuara mes partive politike. Ai gjithashtu e quajti të çuditshëm faktin që LDK, pas akuzave ndaj qeverisë në pushtet, tani propozon një koalicion më të gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …