NPL “Ambienti” për nder të Ditës së Çlirimit të Ferizajt, kanë dhënë kontributin e tyre në mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Për nder të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Ferizajt, punëtorët e palodhshëm të kompanisë Ndërmarrja Publike Lokale “Ambienti” SH.A kanë dhënë kontributin e tyre me përkushtim dhe zemër, në mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Ata me këtë rast kanë Kosur barin, kanë pastruar hapësirat e gjelbra përreth lapidarëve të dëshmorëve, kanë vendosur flamuj të rinj në nderim të dëshmorëve të kombit.

Me respekt dhe përulësi, këto punë janë realizuar në këto lokalitete:

Fshati Nerodime

Fshati Jezercë

Fshati Pleshinë

Fshati Gaçkë

Fshati Koshare

Obelisku në fshatin Greme

Fshati Llojza

Një falënderim i madh për punonjësit e kësaj kompanie publike që me përkushtim i dhanë edhe më shumë hijeshi vendeve ku prehen dëshmorët e kombit.

Nder dhe lavdi përherë atyre që sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot, thunet në postimin e komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu: 26 vjet liri!

Ferizaji ka kremtuar 26 vjetorin e Lirisë. Në një postim në facebook, kryetari i komunës, …