Albin Kurti

Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe vazhdim të dialogut, thotë në Kuvendin e Kosovës, kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme, që u mbajt në Kuvendin e Kosovës lidhur me raportet Kosovë-Shtetet e Bashkuara ka thënë se heqja e taksës pa kushte është pozicion ekstrem. Ai ka deklaruar se në fushatën zgjedhore ka premtuar reciprocitet dhe tani nuk mund të tërhiqet nga premtimi. “Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe vazhdim të dialogut”, ka thënë Kurti, duke shtuar se po kërkohet që të hiqet taksa dhe të arrihet marrëveshja me Serbinë.  Ai paragjykon se ka marrëveshje të gatshme në mes të kryetarit  të Kosovës dhe atij të  Serbisë.  Kryeministri Kurti në fjalën e tij para deputetëve në Kuvend ka thënë se për t’u mos u vendosur reciprociteti duhet të pyetet populli, me referendum.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …