Nuk ka kaluar në Kuvend Mocioni i PDK-së për raportim të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me situatën në KEK

Mocioni i Partisë Demokratike të Kosovës për raportimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për Korporatën Energjetike të Kosovës në Kuvend s’ka kaluar. Nga 77 deputetë që ishin pjesëmarrës në seancë, 32 votuan për dhe 45 kundër. PDK ka kërkuar raportim të ministres pas bastisjeve në KEK gjatë së mërkurës dhe arrestimit të kryeshefit, Nagip Krasniqi. Kujtojmë se në rend dite janë 10 pika, ndër të cilat edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit. Po ashtu kjo seancë po mbahet pasi dje ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku me kritika ndaj qasjes aktuale diplomatike të Qeverisë së Kosovës

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka komentuar sot mënyrën se si …