Qeveria e re e Malit të Zi, sot mori detyrën

Nuk ka marrëveshje për Qeverinë e Malit të Zi edhe pas radhës së shtatë të bisedimeve mes partive në Kuvend

Edhe pas radhës së  shtatë të bisedimeve mes partive të shumicës parlamentare, të dala nga zgjedhjet e vitin 2020, nuk ka marrëveshje për qeverinë e ardhshme të Malit të Zi. Diskutimet ndodhën vetëm tre ditë para afatit kur presidenti malazez, Milo Gjukanoviq sipas ligjit duhet të emërojë mandatarin e ri ose të bëjë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Përfaqësuesi i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, që ishte nismëtare e kësaj marrëveshjeje, tha të premten se “negociatat kanë ngecur në shpërndarjen konkrete të pushtetit, pra në përputhje me atë që u ka dhënë populli”. “Nuk ka asnjë pengesë që Lëvizja Qytetare URA, CIVIS dhe partitë e pakicave të vijnë dhe të bien dakord për mënyrën e formimit të qeverisë. Marrëveshja dështoi pasi Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit në largim, Dritan Abazoviq nuk ka marrë pjesë në mbledhje.

Kontrolloni gjithashtu

Përçarje në GUXO, Blakaj me akuza të rënda ndaj Gërvallës dhe Pecit

Përçarjet brenda Partisë Guxo po thellohen, pasi ish-anëtari i kryesisë së degës në Pejë, Ruzhdi …