Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 159 testime sa janë bërë në nivel vendi, 30 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 31 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 223 mijë e 715. Numri i rasteve aktive ka zbritur në 592 të infektuar aktualë.
 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					