Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza është rritur mbi 900, gjatë sulmeve ajrore të vazhdueshme të Izraelit

Mbi 900 palestinezë janë vrarë në Gaza gjatë  sulmeve ajrore të vazhdueshme izraelite, transmeton Anadolu. Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se ndër palestinezët e vrarë nga sulmet izraelite janë 260 fëmijë dhe 230 gra, ndërsa janë plagosur 4.500 të tjerë. Ministria theksoi se 150 anëtarë të 22 familjeve u masakruan. Duke theksuar se Izraeli ka në shënjestër edhe punonjësit e shëndetësisë, ministria tha se deri më sot gjashtë punonjës shëndetësor janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në Gaza, ndërkohë tetë gazetarë kanë humbur jetën në bombardimet e vazhdueshme të ushtrisë izraelite.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …