Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kudra dha informacione për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, duke theksuar se forcat izraelite vranë 67 palestinezë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, ai tha se numri i palestinezë të vrarë në Gaza u rrit në 31.112. Ai njoftoi se forcat izraelite plagosën 106 palestinezë të tjerë në sulmet e fundit ndërsa numri i përgjithshëm i të plagosurve në Rripin e Gazës arriti në 72.760. Zëdhënësi nënvizoi se 72 për qind e palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite ishin gra dhe fëmijë ndërsa numri i njerëzve që vdiqën nga uria dhe etja është 25. Ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë tek kufomat.
Kontrolloni gjithashtu
Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë
Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
