Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 20 mijë e 674 civilë fëmijë gra e burra të moshuar , transmeton agjencia turke e lajmeve, Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kudra, tha gjithashtu se 54.536 njerëz janë plagosur në ofensivën ushtarake . Izraeli vazhdon të bombardojë Rripin e Gazës nga ajri dhe toka në hakmarrje për një sulm ndërkufitar të 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze Hamas. Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit. Sulmi izraelit e ka shndërruar Gazën në gërmadha, me gjysmën e banesave të territorit bregdetar të dëmtuara ose të shkatërruara dhe me pothuajse 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda enklavës me një popullsi të dendur, me mungesë ushqimi dhe ujë të pastër.
Kontrolloni gjithashtu
Ndonëse ka kritikuar Prokurorinë, Gjykata Speciale në Hagë ka vazhduar me të njëjtën logjikë
Ndonëse ka kritikuar Prokurorinë, Gjykata Speciale në Hagë ka vazhduar me të njëjtën logjikë. Edhe …