Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori është rritur në 21.320

Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar, ka bërë të diture se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori është rritur në 21 mijë e 320. Në një deklaratë, zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Kudra tha se 55.603 persona të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite. Të paktën 210 njerëz u vranë dhe 360 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit”, shtoi ai. Zëdhënësi tha se 312 mjekë janë vrarë dhe 104 ambulanca janë shkatërruar në sulmet izraelite, ndërsa 23 spitale dhe 142 qendra të kujdesit shëndetësor janë nxjerrë jashtë shërbimit. Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga operacioni ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, duke e lënë atë në gërmadha, me gjysmën e banesave të dëmtuara ose të shkatërruara dhe gati 2 milionë njerëz të zhvendosur, të cilët po përballen me mungesë akute të ushqimit dhe ujit të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …