Nxënës të shkollave të Komunës së Vitisë, po marrin pjesë në një ushtrim për reagim në rast të tërmeteve, ku edhe po bëhet simulimi i një termeti. Me këtë ata po aftësohen në reagimin e duhur në rast të fatkeqësive të tilla. Ky aktivitet pritet të zhvillohet me 250 nxënës në shkollat fillore të mesme të ulët “ Dëshmorët e Vitisë” dhe “Bafti Haxhiu” në Viti si dhe në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” dhe Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Ky aktivitet është organizuar nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave dhe të Qendrës së Alarmit të Gjilanit dhe nga përfaqësues të Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) nga Turqia. Aktivitet janë mbështetur edhe nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë të Vitisë.