OAK do i drejtohet BE-së me një letër duke treguar se Serbia nuk është duke respektuar marrëveshjen e CEFTA-s

OAK i drejtohet BE-së me një letër duke treguar se Serbia nuk është duke i respektuar marrëveshjet e arritura

Shkelja e marrëveshjes së CEFTA-s dhe asaj të Brukeselit nga ana e Serbisë gjatë qarkullimit të mallrave nga Bashkimi Evropian transit për në Republikën e Kosovës, duke detyruar bizneset e Kosovës që të regjistrohen dhe paguajnë taksa në Serbi, shqetësimet e bizneseve për mos përfshirje të shumicës së rekomandimeve në pakon e rimëkëmbjes ishte temë e diskutimit që Oda e Afarizmit të Kosovës kishte me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi. Kjo po ndikon në ngritjen e çmimit të produktit, me AKA po dëmtohet qytetari i Kosovës dhe bizneset e Bashkimit Evropian me çka bizneset tona po detyrohen pa dëshirën e tyre të kërkojnë tregje të tjera. Një gjë e tillë po ndikon edhe në marrëdhënien e Kosovës me shtetet e Bashkimit Evropian. Me këtë rast, OAK do i drejtohet me një letër njoftimi edhe BE-së duke treguar se Serbia nuk është duke respektuar marrëveshjet e nënshkruara deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: Drenasi, komuna e shtatë e PDK-së, të bashkuar drejt fitores së 28 dhjetorit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është rikthyer zyrtarisht në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, …