OAK

OAK i kërkoi kryeministrit Kurti të punohet që Kosova të jetë pjesë e disa sistemeve elektronike të pagesave

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar edhe njëherë me një shkresë Kryeministrit të Kosovës, për të kërkuar që të punohet që Kosova të jetë pjesë e disa sistemeve elektronike të pagesave, në mënyrë që të njejtat të jenë valide edhe në Kosovë, siç është rasti për Paypal, Cyber Source, Amazon etj; OAK tash e sa kohë është duke kërkuar nga Institucionet që të mundësohet realizimi i pagesave ndërkombëtare përmes sistemit PayPal, e që do të kishte ndikim pozitiv tek këto të fundit. Oda ka pranuar disa shqetësime nga bizneset të cilat eksportojnë jashtë vendit, dhe bëjnë tregti elektronike përmes e commerce, të cilat kërkojnë që pagesa të realizohet përmes Paypal. Pamundësia e realizimit të kësaj të fundit po bënë që bizneset të humbin edhe klientët potencial të tyre. Ajo konsideron që trajtimi me prioritet i kësaj çështje do të kishte ndikim pozitiv tek operatorët ekonomik dhe do të lehtësonte realizimin e pagesave ndërkombëtare. Kjo kërkesë po ripërsëritet me rastin e takimit të Kryeministrit Kurti, në Davos me bizneset, gjatë vizitës zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …