Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të rrezikshëm si dyoksidi i squfurit dhe oksidet e azotit, duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik. Pavarësisht obligimeve ndërkombëtare dhe paralajmërimeve nga raportet mjedisore, Kosova vazhdon të jetë ndër vendet më të ndotura në Ballkan. Sipas ekspertëve të mjedisit, pasojat më të rënda po i vuajnë fëmijët dhe të moshuarit, me rritje alarmante të rasteve të sëmundjeve respiratore, kancerit dhe vdekjeve të parakohshme. Shqetësimet mbeten të mëdha edhe për mungesën e veprimeve konkrete institucionale për të zvogëluar ndotjen dhe për të garantuar një ambient të shëndetshëm për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj president, garanci për stabilitet, partneritet të fortë me aleatët dhe siguri për shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe potencialin e …