Organizatat për të drejtat e
njeriut në Maqedoni kërkojnë që në agjendën e zgjidhjes së krizës politike, të përfshihet
edhe zbardhja e rasteve dhe proceseve të montuara politike. Organizata OBRIE
thekson se me qëllim të rritjes së besimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore,
duhet të trajtohen e shqyrtohen të gjitha rastet e dyshimta gjyqësore që kanë të
bëjnë me ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ndër rastet që duhet të
përfshihen në rishqyrtim, sipas kësaj organizate, janë rasti ‘Monstra’, ‘Sopoti’,
vrasja e ish-komandantëve të UÇK-së si
Harun Aliu-Kushtrimi, Isa Lika dhe shumë raste të montuara, ku pjesëtarë të UÇK-së
po vuajnë dënimet në burgjet e Maqedonisë, madje disa prej tyre kanë vdekur
gjatë qëndrimit në burgje.
Kontrolloni gjithashtu
Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët
Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …