Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ju ka deklruar medieve serbe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës. “Qëndrimi ynë është se ekziston një mundësi për të propozuar një vizion se si serbët mund të jetojnë brenda Kosovës si komunitet, por edhe si qytetarë të plotë të Kosovës. Dialogu strategjik është një mundësi për t’u siguruar se ka shumë mirëkuptim të qëndrimeve të të gjitha palëve” ka theksuar ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Ai ka shtuar më tutje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj, por edhe faktit që serbët në ato zona të jetojnë mirë dhe me cilësi, siç është rasti me komunitetet nëpër Evropë që jetojnë në vende ku nuk kanë lindur.
Kontrolloni gjithashtu
Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun
Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …