OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës përshëndetë fillimin e punës të Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit

Oda e Afarizmit të Kosovës përshëndetë fillimin e punës të Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit e cila ka ardhë pas vendimit të marrë në mbledhjen e dy qeverive shqiptare të bërë me datën 26 nëntor në Pejë. OAK hapjen e kësaj pike doganore e konsideron si ndihmë të madhe për bizneset. Me anë të këtij vendimi të dy qeverive, do të rritet shpejtësia e ardhjes së produkteve dhe zvogëlimi i vonesave në arritjet e produkteve nga jashtë deri në Kosovë. Gjithashtu bizneset do të kenë një kosto prej disa miliona me pak si dhe porti i Durrësit do të behët shumë me atraktiv për bizneset tona. beson shumë se vendimi i marrë nga Kryeministri Haradinaj qe ky vit të shpallet si vit i zhvillimit ekonomik të vendit, do të pasohet edhe nga shumë vendime të tjera të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme për vendin tonë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …