Oda e Afarizmit të Kosovës shprehet e shqetësuar për mos furnizimin e automjeteve me targa RKS

Oda e Afarizmit të Kosovës shprehet e shqetësuar për mos furnizimin e automjeteve me targa RKS

Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një shkrese i është drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme dhe ka shprehur shqetësimin e saj për mos furnizimin e makinave, kamionëve dhe mjeteve transportuese me targa. Ky mos furnizim me targa, i cili po rrjedh si rezultat i mungesës, po i rëndon dhe po i dëmton bizneset vendore, prandaj kërkojmë që me urgjencë të ofrohet një zgjidhje për bizneset. Bazuar në ankesat që ne si OAK kemi pranuar, bizneset vazhdimisht janë duke u ankuar për mos pajisjen e mjeteve transportuese me targa, edhe pse ato po obligohen t’i kthejnë tabelat e vjetra që janë me KS, mirëpo nuk po furnizohen me të reja, thuhet në shkresë. Në rastin kur bizneset e vazhdojnë sigurimin e automjeteve dhe i kthejnë tabelat me KS, ato nuk po furnizohen me tabela të reja RKS, çka po i pengon me ato mjete të dalin jashtë kufinjëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Hajredin Kuçit: Gati për gjykim në fillim të vitit 2026

Mbrojtja e Hajredin Kuçit ka bërë të ditur se është e gatshme për gjykim në …