Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të mëdha në tregun e lirë të energjisë, duke paralajmëruar pasoja të rënda për ekonominë. Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, tha se ofertat e para që kanë marrë kompanitë janë mbi 200% më të larta se çmimet aktuale. Vendimi i ZRRE-së, që hyn në fuqi më 1 qershor 2025, prek të gjitha kompanitë me mbi 50 punonjës apo me qarkullim mbi 10 milionë euro, të cilat do të detyrohen të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë në treg të hapur. Rafuna kërkoi gjithashtu që të suspendohet edhe rritja e fundit prej 16.1% e tarifave që ka hyrë në fuqi nga 1 maji. Edhe PDK e ka kundërshtuar këtë zhvillim. Deputeti Ferat Shala e quajti rritjen selektive dhe paralajmëroi hetime parlamentare për sektorin energjetik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …