OEK alarmon se situata aktuale politike po ka ndikime negative në fushën e ekonomisë

Oda Ekonomike e Kosovës ka
tërhequr vërejtjen se situata aktuale politike në vendin tonë po ka ndikime
negative në fushën e ekonomisë. Kjo situatë po ndikon që të zvogëlohen
investimet e jashtme në Kosovë por edhe në bartjen e kapitalit dhe investimeve
të kompanive vendore në vendet e perëndimit Gjermani, Austri, Zvicër dhe vendet
tjera por edhe në vendet e rajonit. Në reagimin e Odes Ekonomike të Kosovës
thuhet se situata aktuale politike po shprehet me efekte negative në lëmine
ekonomike, sociale, politike dhe integrimit të vendit tonë në strukturat
euroatlantike. Oda Ekonomike e Kosovës angazhohet për tejkalimin e situatës së
tanishme me dialog dhe marrëveshje në mes të gjithë faktorëve relevant politik
të vendit dhe për krijimin edhe implementimin e masave dhe reformave të
nevojshme ligjore, që duke respektuar sundimin e rendit dhe ligjit zhvillimi
ekonomik si prioritet i prioriteteve të institucioneve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …