OJQ “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” i ka bërë thirrje SHBA dhe presidentit Biden që krimet e Serbisë në Kosovë t’i njohin si gjenocid

Organizata jo-qeveritare Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” e ka mirëpritur vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për njohjen zyrtare të krimeve masive të kryera ndaj popullit armen nga Perandoria Osmane si gjenocid. Organizata jo-qeveritare Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit Joe Biden që të njohë zyrtarisht cilësimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë si krim i gjenocidit! Ftojmë institucionet e Kosovës që të veprojnë në përputhje me rezolutën e Kuvendit të Kosovës lidhur me krimin e gjenocidit dhe të intensifikojë angazhimet në fushën diplomatike që gjenocidi i kryer në Kosovë të njihet botërisht”, thuhet në mes tjerash në komunikatën e Organizatës jo-qeveritare Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …