Olaf Scholz: Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe familjes evropiane

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka mbajtur  konferencën e përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama, në përfundim të takimit dypalësh të zhvilluar dje në Berlin. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe familjes europiane. Prandaj gëzohem që Rama ra dakord për të zhvilluar më 16 tetor Samitin e Procesit të Berlinit, për herë të parë prej 10 vitesh në një shtet të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria priu me shembull të mirë dhe në janar ishte vendi i parë që i ratifikoi marrëveshjet e firmosura në nëntor”, shtoi Scholz. Kancelari tha se integrimi i shpejtë i të gjashtë shteteve të rajonit në union ka rëndësi strategjike për qeverinë e tij. “Ne dëshirojmë t’i mirëpresim sa më shpejt të jetë e mundur si anëtarë. Thelbi i negociatave mbetet forcimi i sundimit të ligjit. Prandaj është mirë që anëtarë të bandave kriminale dhe zyrtarë të lartë janë paditur dhe dënuar”. Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh se samiti i “Procesit të Berlinit” do të zhvillohet më 16 Tetor në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …