Komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka shprehur keqardhje lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb. Ai është cituar të ketë deklaruar se Komisioni Evropian shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak. Pikëpamja e Komisionit për rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës e cila ishte caktuar të hynte në fuqi më 1 shkurt 2024 ka ngjallur keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës”, ka shkruar, komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi.
Oliver Varhelyi
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
