Tubimi i sotëm i kryetarë të partive të opozitës me aktivistë nuk nisi me fjalimet e tyre. Ata kanë përgatitur një video në të cilën kishin përmbledhur disa deklarata të qeveritarëve për disa nga ngjarjet dhe premtimet më të rëndësishme të cilët i dhanë që nga koha e fushatës zgjedhore. Duke kujtuar vendet e reja të punës, heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, anëtarësimin në UNESCO, liberalizmin e vizave, opozita tha se këto janë vetëm disa nga premtimet dhe deklaratat e pavërteta të liderëve të koalicionit qeverisës, për mos-realizimin e të cilave ata duhet të japin llogari. Opozita kërkoi nga Amerika që t’iu lejohet qytetarëve të Kosovës që të vendosin vet për vendin e tyre. Në këtë tubim, opozita bëri thirrje për dalje masive në protestën e 9 janarit, ku thanë se është dita kur do t’i kërkohet llogari e dorëheqje qeverisë së koalicionit.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt dhe presionit ndërkombëtar
Pesë vjet pas dërgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
