AKS

Opozita, kategorike kundër Asociacionit

Krerët e lartë shtetëror kanë paralajmëruar themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilin thonë se do të jetë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Si kryetari, Thaçi ashtu edhe kryeministri, Mustafa kanë paralajmëruar që në Komisionin që do të merret me përpilimin e statutit të Asociacionit, të jenë të përfshira të gjitha palët, madje edhe opozita. Por, partitë opozitare kundërshtojnë kategorikisht themelimin e Zajednicës, duke paralajmëruar se do ta kundërshtojnë në çdo mënyrë. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka vlerësuar se nuk ka asnjë kuptim që të themelohet kurrfarë komisioni për hartimin e statutit, meqë sipas tij, nuk ka nevojë për themelimin e Asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi takon Prattipatin: Thelbësore formimi i shpejtë i institucioneve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e …