Opozita kundërshton shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore

Opozita kundërshton shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore

Mes kundërshtimeve të shumta po vazhdon në Kuvendin e Kosovës shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. Derisa ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka prezantuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2023, i cili përmban edhe koeficientin e ri prej 105 eurove kërkoi procedura të përshpejtuara për këtë projektligj. Me këtë koeficiente nuk janë pajtuar partitë opozitare të cilat patën propozimet e tyre për vlerën e koeficientit. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se procedurat e miratimit të këtij projektligji kanë mangësi e shkelje. PDK-ja  kërkon që baza e këtij debati të koeficientit të jetë 120 e tutje, dhe nuk pajtohen me koeficientin e propozuar. Sipas Shalës koeficienti prej 105 eurosh nuk përbënë rritje reale, por rritje numrash. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami koeficienti prej 105 euro u shpreh se vetëm ul pagat për një pjesë të konsiderueshme të zyrtarëve publik. Ajo tha se bazuar në buxhetin e Kosovës për vitin 2023 propozojnë që koeficienti për këtë vit të jetë 125 euro. Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj u shpreh se koeficienti i propozuar nga pushteti është i papranueshëm për këtë subjekt politik. Ai propozoi që koeficienti të jetë 129 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …