Edhe këtë vit, Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë organizojnë patrullimeve të përbashkëta gjatë verës

Opozita në Shqipëri është kundër ndryshimeve në Kodit Rrugor për dyfishimin e gjobëve për shoferët nga Kosova

Opozita në Shqipëri është shprehur kundër ndryshimeve në Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë për dyfishimin e gjobës në këmbim të mosbllokimit të patentë shoferit për shtetasit e huaj, përfshirë edhe ato nga Kosova, si dhe në dhjetëfishimin e gjobës për përdorimin e telefonit celular nga drejtuesit e automjeteve. Opozita kërkon të rishihet në tërësi Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë për të pasur lehtësira për qytetarët duke e cilësuar dyfishimin e gjobës si masë represive për qytetarët nga Kosova, por edhe për shtetasit e tjerë të huaj, apo që kanë një leje drejtimi të lëshuar nga një vend i huaj. Një javë më parë Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Parlamentin e Shqipërisë shqyrtoi projektligjin “Për një ndryshim dhe shtesë në Ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar””, nismë e deputetit Pjerin Ndreu, duke e miratuar atë në parim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti …