Opozita nuk do të lejojë mbajtjen e seancave pa u anuluar marrëveshjet në Bruksel

Opozita rikonfirmon qëndrimin e patundur se nuk do të lejojë mbajtjen e seancave pa u anuluar marrëveshjet të nënshkruara në dëm të Kosovës në Bruksel. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është ndarë sot në ata që janë për “Zajednicën”, ata që janë për ndarjen e Kosovës, që janë PDK dhe LDK me partnerët e tyre që po mbajnë një mbledhje jolegjitime.


Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë se jo mbledhje nuk është as seancë e as legjitime. Ne kemi bërë përpjekje dy herë që të shkojmë në atë mbledhje, por jemi penguar nga Policia e Kosovës, e urdhëruar nga ky koalicion qeverisës. Policia  qenë e dhunshme ndaj deputetëve të opozitës të cilët kanë përdorur edhe gaz lotsjellës, me ç’rast janë lënduar Albin Kurti dhe dhe deputetja Albulenë Haxhiu”, ka thënë Ymeri. “Ne kemi paralajmëruar tash e disa ditë se rreziku nga ky pushtet. Ndërsa kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se  yy pushtet nuk njeh gjuhë tjetër përveç arrogancës. Sot është përpjekja më serioze për të instaluar një shtet policor. Largimi nga salla dhe pastaj mbajtja e të ashtuquajturës seancë ilegale. Urdhri i marrë nga policia për të ndaluar deputetët e tregon këtë më së miri. Ne ftojmë qytetarët që të kundërshtojnë këto veprime”, ka thënë, me këtë rast Fatmir  Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …