Opozita planifikon të mbajë protesta të përditshme nëse Qeveria nuk jep dorëheqje

Opozita planifikon të mbajë
protesta të përditshme nëse Qeveria nuk jep dorëheqje deri më 17 shkurt.
Njoftohet se partitë opozitare janë duke pritur reflektim nga Qeveria deri më
17 shkurt dhe nëse deri atëherë ajo nuk jep dorëheqje dhe t’i shpall zgjedhjet
e parakohshme, atëherë protestat do të shpeshtohen.  Nëse deri në përvjetorin e tetë të pavarësisë
së Kosovës nuk reflekton kjo Qeveri, atëherë do t’i ndryshojnë metodat e
veprimit, duke organizuar protesta edhe më të shpeshta, deri në ato të
përditshme, është cituar të ketë deklaruar anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë
e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja: Sanksionet ndaj Kosovës hiqen pas bartjes së pushtetit lokal në veri

Raporti i Progresit për Kosovën 2025 konfirmon se Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese …