Opozita po kritikon Qeverinë Kurti për rikthimin e çështjeve teknike për vizat

Opozita dhe njohësit e integrimeve po kritikojnë Qeverinë Kurti për rikthimin e çështjeve teknike për vizat. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë për “KosovaPress” se rikthimi nga procesi politik i liberalizimit të vizave, në atë teknik, është gabim. Ajo ka shtuar më tutje se Qeveria Kurti duhet ta ketë një strategji të veçantë që t’i bindë shtetet të cilat fatkeqësisht na kanë njohur dhe nuk janë që ne të marrim liberalizimin e vizave. Kjo është një vështirësi që kjo qeveri do ta ketë sepse duhet që këto shtete t’i bind. Kur binden këto shtete ne mund ta marrim liberalizimin e vizave sepse ne kemi plotësuar gjitha kriteret teknike. Ky është një gabim ose një jo informim i zotëri Kurtit, ka theksuar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi. Edhe Emir Abrashi nga “Demokracia Plus”  ka thënë se tek kërkesa e liberalizimit të vizave Qeveria pretendonte që nga një proces politik të kthente në një proces teknik. Mirëpo duhet pasur parasysh që ky proces është kthyer në një proces politik nga ana e BE-së. Prandaj është jo realiste që qeveria jonë të synojë t’i jap kahe tjetër këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …