Driton Selmanaj: Është keqinterpretuar deklarata ime e djeshme për Saranda Bogujevcin

Opozita thotë se pushteti nuk i ka adresuar rekomandimet e Komisionit të Venedikut për Projektligjin e Këshillit Prokurorial

Partitë opozitare konsiderojnë se pushteti aktual nuk i ka adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias për Projektligjin lidhur me  Këshillin Prokurorial të Kosovës. Në Komisionin për Legjislacion u tha se kjo nismë legjislative do të përfundojë sërish në Gjykatë Kushtetuese dhe se partia në pushtet nuk e ka seriozisht reformën në drejtësi. Gjatë shqyrtimit të raporteve të komisioneve kryesore për këtë projektligj, deputetët e opozitës theksuan se po cenohet pavarësia e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka paralajmëruar që këtë projektligj do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, meqë theksoi se nuk janë marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Kontrolloni gjithashtu

Uk Lushi apelon te liderët e Kosovës për trajtim dinjitoz të krerëve të UÇK-së

Aktivisti kosovar në SHBA, Uk Lushi, ka folur për keqtrajtimin e ish-krerëve të UÇK-së në …