Dema: Shndërrimi i konviktëve në karantinë i ka dëmtuar studentët, ata kanë mbetur pa libra dhe vështirë se përgaditen për provime

Organizata “Demokracia Studentore” po vazhdon të kërkojë shkarkimin e rektorit të UP-së, Marian Dema

Organizata “Demokracia Studentore” po vazhdon me aksionet studentore kundër rektorit të UP-së Marian Dema, ndërsa tani po kërkon edhe shkarkimin e tij nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.  Kjo organizatë sot do të ketë edhe aksione simbolike para Rektoratit nga ora 11:00, duke protestuar kundër Rektorit Dema dhe duke kërkuar shkarkimin e tij.

“Ne do të vazhdojmë me protestat studentore, të cilat janë të bazuara në keqpërdorimet e rektorit, i cili në vazhdimësi ka sjellë vetëm negativitet në UP, i cili ka qenë pjesë e tërë proceseve dhe nuk ka ndryshuar asgjë pozitivisht, duke  keqpërdorur pozitën zyrtare në vazhdimësi”, tha kryetari i Demokracisë Studentore,  Mexhid Ramusa.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …